Wenger vë “bast” për Mbappe: Do të fitojë trofeun e Botërorit me Francën!
Ish-trajneri i njohur francez, Arsene Wenger, ka shprehur besimin e tij të plotë te ylli i kombëtares franceze, Kylian Mbappe, duke vlerësuar aftësitë e sulmuesit të Real Madrid përpara Kupës së Botës.
Në një deklaratë për mediat, Wenger u shpreh i bindur se Mbappe do të jetë një nga protagonistët kryesorë të turneut.
“Jam i gatshëm të vë bast se Kylian Mbappé do të zhvillojë një Kupë Bote të jashtëzakonshme”, deklaroi ai.
Tekniku francez shkoi edhe më tej në parashikimet e tij, duke e konsideruar Francën si kandidaten kryesore për triumfin final.
“Kombëtarja e Francës do të shpallet kampione e botës”, theksoi Wenger.
Deklaratat e ish-trajnerit të njohur pasqyrojnë besimin e madh që ai ka te brezi aktual i futbollistëve francezë dhe te aftësia e tyre për të konkurruar në nivelin më të lartë për trofeun më prestigjioz të futbollit botëror.
KOHA JONË SONDAZH

