William Cordeiro: Në Shqipëri gjendja nën kontroll, kampionati mund të fillojë në …
William Cordeiro Melo, mesfushori i Partizanit ka dhënë një intervistë për median braziliane “O Curioso de Futebol”, ku ka folur për kampionatin shqiptar dhe për datën kur mund të rifillojë për gjendjen në Shqipëri nga koronavirusi si dhe për mënyrat sesi po stërviten futbollistët individualisht gjatë kësaj periudhe.
“Federata Shqiptare e Futbollit po punon për të rinisur kampionatin në javën e parë të qershorit. Shpresojmë të gjithë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe t’i kthehemi jo vetëm stërvitjes, por dhe normalitetit.
Këtu në Shqipëri situata është nën kontroll dhe qeveria reagoi menjëherë. Duhet të lëvizim me autorizim. Dërgojmë mesazh në adresë të qeverisë për të lëvizur në dyqane apo farmaci. Në këtë mënyrë mund të lëvizim vetëm për 1 orë në ditë. Blej vetëm një ose dy herë në javë.
E dimë që nuk do të rikthehemi me të njëjtin intensitet, por për të mos humbur shumë rendiment, klubi ka përcaktuar një agjendë stërvitore. Çdo ditë stërvitemi online me përgatitësin tonë atletik”, thekson për mediat braziliane William Cordeiro Melo.