Xabi Alonso: Duhet kujdes ndaj Juves, është e rrezikshme dhe janë të zemëruar!

Në prag të supersfidës së Champions League mes Real Madridit dhe Juventusit, trajneri i “Los Blancos”, Xabi Alonso, ka folur në konferencën për shtyp, duke vlerësuar maksimalisht kundërshtarin italian dhe duke kërkuar përqendrim të plotë nga skuadra e tij.

“Juventusi është një skuadër e madhe, një klasik i futbollit europian. Bëjnë pjesë në ato klube që kanë ndërtuar historinë e këtij kompeticioni. Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ekipet italiane janë gjithmonë të rrezikshme. Juve do të jetë e zemëruar dhe e uritur për rezultat. Nuk duhet harruar historia e tyre.”

Tekniku spanjoll ka folur edhe për disa lojtarë individualisht: “Yildiz ka pasur një rritje të jashtëzakonshme, e njoh që nga koha e Bayernit. Juve është skuadër e pasur në alternativa dhe me lojtarë që mund të ndryshojnë fatin e ndeshjes në çdo moment.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me objektivat, Alonso është shprehur i qartë: “Duam fitoren e tretë në Champions dhe kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve tanë. Do të japim gjithçka për ta.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Në frontin e dëmtimeve, trajneri ka sqaruar: “Alexander-Arnold dhe Carvajal po stërviten me grupin, por mendoj se Trent nuk do të jetë gati për nesër.”

Në vijim, Alonso ka folur edhe për formën e disa prej yjeve të skuadrës:

“Vinicius është i jashtëzakonshëm. Ai është thelbësor për ekipin dhe më pëlqen mënyra si po e shijon lojën. Kur ai është mirë, ndryshon ndeshjen.”

“Guler? Nuk më kujton vetëm Ozil, por edhe Gutin. Ka fantazi në mënyrën si ndërton aksionin, dhe kur ai luan mirë, e gjithë skuadra luan më mirë.”

“Mbappé është në një moment shumë pozitiv. Ai jo vetëm që shënon, por udhëheq grupin. Gjithçka po funksionon në mënyrën e duhur për të.”

Në fund, ish-mesfushori i Realit nuk ka dashur të zbulojë asgjë për merkaton: “Endrick? Nuk është momenti për ta diskutuar. Kemi nevojë për të gjithë lojtarët, sezoni është i gjatë dhe do të luftojmë deri në fund,” përfundoi Alonso.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?