Xabi Alonso mund të largohet ngta Leverkuseni, ka një kusht …
Xabi Alonso mund të largohet nga Bayer Leverkusen në fund të sezonit, por vetëm nëse një prej klubeve ku ai ka luajtur më parë kërkon shërbimet e tij. Kështu është shprehur drejtori ekzekutiv i klubit gjerman, Fernando Carro, në një prononcim për Daily Mail, duke hedhur dritë mbi të ardhmen e trajnerit spanjoll.
Alonso, 43 vjeç, ka veshur fanellat e Real Madridit, Liverpoolit dhe Real Sociedadit gjatë karrierës së tij si futbollist, dhe çdo interesim nga këto klube do të konsiderohej si “kusht i vlefshëm” për t’u larguar nga Leverkusen.
Reali i Madridit, sipas mediave spanjolle dhe britanike, është shumë i interesuar për t’i besuar pankinën legjendës së tyre, me Florentino Perez që e sheh Alonson si pasuesin ideal të Carlo Ancelottit. Gjithsesi, në garë është edhe një tjetër emër i madh dhe po aq i dashur për tifozët “los blancos”: Raul Gonzalez, aktualisht trajner i Real Madrid Castilla.
Alonso vendos të rikthehet në Madrid si trajner, do të jetë një kthim emocional për ish-mesfushorin që ka luajtur 236 ndeshje me Realin, ku ka fituar Champions League, La Liga dhe dy Kupa të Mbretit. Vendimi final pritet të merret pas përfundimit të sezonit.

