Xabi Alonso nuk i zgjidh dot hallet e Leverkusenit, lojtari i “Aspirinave”: Jemi një m**!
Efekti pozitiv i ardhjes së Xabi Alonso në pankinën e Bayer Leverkusen nuk zgjati shumë. Një javë pas fitores 4-0 në ndeshjen e parë ndaj Schalke 04, Aspirinët pësuan një humbje të thellë 0-3 në Champions ndaj Portos, dhe më pas u mundën 5-1 në kampionat nga Eintracht Frankfurt.
Leverkusen për momentin zë vendin e tretë nga fundit në renditje, duke shkaktuar dhe zemërim brenda lojtarëve. Karim Demirbay ishte shumë i hapur, duke deklaruar “Ne jemi në m**” pas humbjes së fundit.
Mesfushori Robert Andrich shtoi: “Problemi nuk është trajneri. Është e qartë se ai po përpiqet të na mësojë filozofinë e tij, por në fund jemi ne ata që dalim në fushë”. /R.Lika-Koha Jonë/