Xavi: Barcelona është ende në ndërtim e sipër, ndonjëherë dëshpërohem

Barcelona mposhti 1-3 Unionistas, skuadër që garon në divizionin e tretë të futbollit spanjoll, duke u kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. Katalanasit hasën vështirësi, teksa ndeshja ishte në barazim 1-1 deri në minutën e 69-të.

Më pas erdhën golat e Kounde dhe Balde, që vulosën suksesin me “tris” të skuadrës së Xavit, i cili pas ndeshjes pranoi se Barcelona ka disa probleme dhe ende ndodhet në fazë ndërtimi.

“Ka ndeshje që i kemi luajtur shumë mirë, por ka edhe raste kur duhet të luajmë më mirë. Ndonjëherë dëshpërohem, prandaj them se kjo skuadër është në ndërtim e sipër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zhvilluam një pjesë të dytë pozitive, por e pranoj se vuajtëm përballë Unionistas. Ata shënuan një gol shumë të bukur dhe na i vështirësuan gjërat. Gjithsesi, unë mendoj se kemi fituar besim dhe moral pas kësaj fitoreje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet të gjuajmë më shumë. De Jong, Pedri dhe Gundogan duhet të godasin më shumë portën kundërshtare”, deklaroi Xavi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?