Xavi humbet dy titullarë për duelin ndaj Osasunës në La Liga

Nuk kanë fund lajmet e këqija te skuadra e Barcelonës pas eliminimit nga Championsi që në fazën e grupeve. Trajneri Xavi humbet edhe dy elementë shumë të rëndësishëm për sfidën e radhës në kampionat atë të kësaj fundjave ndaj Osasunas në Pamplona.

Sulmuesi kryesor i ekipit holandezi Memphis Depay autor i 8 golave me Barçën në La Liga u dëmtua në sfidën e Champions ndaj Bayernit në Allianz Arena, ashtu si edhe mbrojtësi anësor Jordi Alba.

Të dy humbasin kështu sfidën ndaj Osasunas ndërkohë që koha e rikuperimit nuk është mësuar ende.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?