Xavi i tërbuar pas humbjes ndaj Shakhtar: Jemi të zemëruar me veten tonë!

Xavi Hernández , trajneri i Barcelonës, komentoi për Movistar humbjen e papritur kundër Shakhtarit, e cila ndërlikon planet e Blaugranëve në Grupin H të Champions League.

“Champions League kërkon nivelin më të mirë të performancës dhe ne nuk ishim në gjendje të shprehnim futboll të mirë. Jemi shumë të zemëruar. Nuk luajtëm mirë, nuk e interpretuam mirë atë që kishim përgatitur.

Tani duhet të rikuperojmë pak dhe duhet të përmirësohemi. Asgjë që kishim planifikuar nuk u përmbush, ne jemi të zemëruar me veten tonë.  Kjo është një humbje e qartë. Kam disa punë për të bërë në fushën e stërvitjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ushtrojmë presion sa duhet dhe nuk përqendrohemi. Por kjo nuk është koha që lojtarët të humbasin besimin. Është koha për ta fituar përsëri”, deklaroi Xavi. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?