Xavi merr drejtimin e Holandës: Mund të them se jam një bir i futbollit holandez!

Xavi Hernandez është trajneri i ri i kombëtares së Holandës. Ish-legjenda e Barcelonës ka arritur marrëveshjen me Federatën Holandeze të Futbollit për një kontratë që do ta mbajë në drejtimin e “Tulipanëve” deri në vitin 2030, kur do të zhvillohet Kampionati Botëror.

Emërimi i Xavit përfaqëson një kapitull të ri në karrierën e trajnerit spanjoll, i cili tashmë do të ketë për detyrë të drejtojë një prej kombëtareve më të njohura në historinë e futbollit europian.

Në deklaratën e tij për faqen zyrtare të kombëtares holandeze, Xavi theksoi lidhjen e veçantë që ka me filozofinë e futbollit holandez.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duke u rritur në akademinë e Barcelonës, nën ndikimin e figurave si Johan Cruyff dhe Rinus Michels, mund të them se jam një bir i futbollit holandez”, u shpreh Xavi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tekniku spanjoll veçoi gjithashtu ndikimin e trajnerëve të tjerë holandezë në karrierën e tij.

“Trajnerë të mëdhenj si Louis van Gaal, me të cilin bëra debutimin tim te Barcelona, dhe Frank Rijkaard, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formimin tim, si futbollist dhe si trajner”, deklaroi ai.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?