Xavi njoftoi largimin, Barcelona tashmë ëndërron Jurgen Klopp
Largimi i Xavi-t në fund të këtij sezoni ka trazuar jo pak ambientin në shtëpinë e Barcelonës. Presidenti Laporta duhet të gjejë një trajner të ri, teksa ka mjaftueshëm kohë për ta bërë një gjë të tillë.
Gazeta “Sport”, një media shumë pranë klubin blaugrana, shkruan këtë të martë se dëshira e madhe e presidentit Laporta është Jurgen Klopp. Por ai është një opsion shumë i ndërlikuar pasi tekniku gjerman njoftoi se dëshiron të qëndrojë një vit pushim.
Sigurisht, Klopp nuk është kandidati i vetëm, ndërsa presidenti Laporta dhe stafi i tij do të nisin punën që nga java e ardhshme për të shqyrtuar të gjithë opsionet e mundshme.
Xavi ka njoftuar largimin e tij, lojtarëve dhe i gjithë ambientit, nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të bashkohen për të rikthyer Barcelonën te rezultatet pozitive.
KOHA JONË SONDAZH

