Xavi paralajmëron largimin nga Barcelona: Iki nëse nuk do të jemi konkurrues!
Barcelona u eliminua mbrëmë nga Kupa e Mbretit pasi u 4-2 nga Athletic Bilbao pas 120 minutash. Trajneri Xavi foli pas ndeshjes duke u shprehur se do të largohej në fund të këtij sezoni nëse ekipi i tij nuk fiton asnjë trofe.
“Nëse deri në fund të sezonit nuk jemi në nivel konkurrues, do të më duhet të largohem nga këtu. Unë e di se ku jam. Këtu te klubi i Barcelonës ju duhet të fitoni tituj ose jeni në rrezik.
Jam i bindur se projekti këtu ka potencial të lartë me lojtarët e rinj dhe të mirë”, tha Xavi pas ndeshjes.
Barcelona për momentin është në garë vetëm për La Ligan dhe Champions League, që duket se do të jenë një mision shumë i vështirë për t’i shkuar deri në fund.
KOHA JONË SONDAZH

