Xavi përshëndet i përlotur lojtarët e Al Sadd para se të zbarkojë te Barcelona

Xavi Hernandez do të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës, teksa ky lajm tashmë është konfirmuar nga të gjithë. Klubi i Al Sadd konfirmoi se Xavi tashmë është i lirë dhe do ti bashkohet katalanasve për t’u ulur në stolin e tyre.

Xavi nuk ka humbur kohë dhe është përshëndetur me pjesëtarët dhe lojtarët e skuadrës së Al Sadd teksa nuk mungojnë edhe emocionet e forta që e kanë kapluar teknikun spanjoll.

Ish-mesfushori është parë i përlotur teksa ka përshëndetur drejtuesit dhe futbollistët me të cilët ka kaluar momente që do ti kujtojë gjithmonë pasi është aventura e tij e parë si trajner.

Image

SHKARKO APP