Xhaka para sfidës me Argjentinën: Besojmë te ëndrra jonë, mund të bëjmë historinë

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka deklaruar se skuadra e tij beson te mundësia për të realizuar një arritje historike në përballjen ndaj Argjentinës në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Xhaka u shpreh se Zvicra synon të shkruajë historinë duke siguruar për herë të parë një vend në gjysmëfinalet e Botërorit.

“Për tifozët tanë: vazhdoni të ëndërroni. Unë jam një person që gjithmonë ëndërroj dhe ëndrrat mund të bëhen realitet. Por nëse duam t’i realizojmë ato, duhet të punojmë fort, të djersitim dhe të japim 100% të energjisë sonë. Ndonjëherë duhet të bëjmë diçka ndryshe dhe të kalojmë kufijtë tanë për të mposhtur Argjentinën. Jam i bindur se skuadra ime është gati”, tha Xhaka.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur për mënyrën se si do të përballet me yllin argjentinas Lionel Messi, kapiteni zviceran pranoi se ndalimi i tij për 90 minuta është një detyrë shumë e vështirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk e di nëse mund ta ndalim për 90 minuta, sepse kjo është shumë e vështirë. Duhet të jemi shumë të zgjuar, të qëndrojmë të bashkuar, të mbyllim hapësirat dhe të mos i japim shumë mundësi. Sigurisht që do të përpiqemi të mbajmë topin, sepse kur Messi nuk e ka topin, nuk mund të ndikojë në lojë në të njëjtën mënyrë”, u shpreh ai.

Xhaka theksoi se ndjen krenari të madhe që po përfaqëson Zvicrën përballë kampionëve në fuqi të botës, por shtoi se skuadra nuk ka shkuar vetëm për të marrë pjesë.

“Jam shumë krenar që jam këtu me Zvicrën dhe që luajmë ndaj kampionëve të botës. Por nuk jam këtu vetëm për të folur, dua që të bëjmë hapin tjetër. Jemi shumë pranë fundit dhe kam një dëshirë të madhe për sukses. Tani duhet ta tregojmë në fushë sa shumë e duam këtë”, deklaroi mesfushori.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?