Xhaka: Roma skuadër Championsi, por në finale do të shkojmë ne!

Leverkusen siguroi një biletë për në gjysmëfinalet e Europa League, atje ku e pret Roma. Granit Xhaka beson se skuadra e tij pasi siguroi titullin në Bundesligë do të arrijë dhe finalen e këtij kompeticioni.

“Mendoj se Roma është një skuadër Championsi, por ne duam t’u dhurojmë tifozëve tanë finalen e Dublinit .

‘Aspirinat’ nuk kanë humbur asnjë nga 44 ndeshjet e luajtura deri tani. Edhe në Londër përballë Ëest Hamit demonstruan se kanë mësuar të kalojnë momentet e vështira“, u shpreh mesfushori, “truri” i skuadrës së Xabi Alonsos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Leverkuseni ndodhet në garë për fitimin e Europa League dhe Kupës së Gjermanisë. Ndeshja e parë ndaj Romës do të luhet në “Olimpico” më 2 ma, ndërkohë që e kthimit një javë me pas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?