Xherdan Shaqiri tek Inter, kundërpërgjigjet Milan, kërkon Granit Xhakën
Futbollisti me origjinë shqiptare i kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri, kaloi pak ditë më parë me shumë bujë në radhët e Inter. Ai la një ekip gjerman si Bajern Mynih, për t’iu bashkuar zikaltërve, por mund të mos jetë lëvizja e vetme e merkatos së janarit, e këtij lloji. Një tjetër lojtar shqiptar që po ashtu luan me kombëtaren zvicerane, dhe ashtu si Shaqiri, kërkohet nga Gjermania në një prej klubeve më të mëdha të Seria A. Bëhet fjalë për futbollistin e Borusia Myshengladbah, Granit Xhaka, të cilin e kërkon Milan. Sipas “Corriere dello Sport”, klubi i Milanit është seriozisht i interesuar për transferimin e Granit Xhakës. Milan mund ta transferojë mesfushorin kosovar për 9 milionë euro nga Borussia Monchengladbach. Klubi gjerman pagoi një shumë të njëjtë për ta marrë atë nga Basel.
KOHA JONË SONDAZH

