Xherdan Shaqiri tërhiqet nga Kombëtarja e Zvicrës: Do mbeten kujtime të bukura!
Karriera e Xherdan Shaqirit me kombëtaren e Zvicrës përfundoi në çerekfinalet e Kampionatit Europian ndaj Anglisë. Ish-lojtari i Inter, Bayern Munich, Liverpool, bëri publik vendimin e tij për t’i dhënë fund karrierës së tij me kombëtaren, ku shënoi 32 gola në 125 ndeshje.
Në ndeshjen e fazës së grupeve të Euro 2024, 32-vjeçari me origjinë shqiptare realizoi një gol fantastik kundër Skocisë. Ai është lojtari i vetëm që ka shënuar gol në tre kampionatet e fundit europiane dhe në tre Kupat e fundit të Botës.
“Shtatë turne ndërkombëtarë, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e seniorëve të Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t’i thënë lamtumirë kombëtares. Mbeten kujtimet e bukura dhe për këtë ju them faleminderit të gjithëve“, tha Xherdan Shaqirit.
KOHA JONË SONDAZH

