Xhevahir Sukaj prezantohet me Partizanin, për titullin kampion dhe kupën

Pas eliminimit nga Europa League, Partizani ka nisur të mendojë për sezonin e ri dhe me përforcimet e deritanishme jep sinjale se do të jetë një ndër pretendentet kryesore për fitimin e titullit kampion. Gjatë ditës së sotme të kuqtë kanë prezantuar sulmuesin shkodran, Xhevahir Sukaj, i cili rikthehet në kampionatin shqiptar pas një eksperience në Iran. – “Gjatë kësaj periudhe kam patur kontakte të shumta me disa klube si brenda dhe jashtë vendit, por Partizani mendoj se është zgjedhja e duhur. Premtoj të jap maksimumin tim për të arritur objektivat e vendosura nga klubi,” – ishin fjalët e para të sulmuesit shkodran. “Sigurisht janë titulli kampion dhe Kupa, objektiva që më kanë tërhequr dhe mua për të qenë pjesë e kësaj skuadre. Afrimet e bëra në merkato tregojnë qartë seriozitetin e këtij klubi. Me Iranin e kam mbyllur tashmë dhe jam i përqendruar vetëm te ekipi im i ri me shpresë për t’i shërbyer dhe për të dhënë kontributin maksimal me të kuqtë.” Mbi eksperiencën e re që e pret me të kuqtë, Sukaj shpalos objektivat, – “Konkurrenca në ekip është tepër pozitive dhe për vetë lojtarët, ndërsa personalisht pretendoj të arrij gjithçka është e mundshme me Partizanin, pse jo edhe Kombëtaren. Shkodranët kanë lënë gjithmonë gjurmë te ky klub dhe shpresoj që së bashku edhe me Tafilin të japim më të mirën tonë dhe ta ruajmë këtë traditë.” Pas prezantimit të sulmuesit shkodran, trajneri Sulejman Starova është shprehur se jo më kot lojtari zgjodhi këtë skuadër, duke qenë se kishte oferta të tjera, çka për tifozët duhet të jetë një ogur i mirë. – “"Falënderoj Sukajn i cili zgjodhi Partizanin pasi është një lojtar me mjaft vlera dhe unë e njoh shumë mirë atë,” – theksoi Starova. – “Jam i sigurtë që do na ndihmojë akoma më tepër në arritjen e objektivave tona, të cilat janë shumë të qarta. Dua të falënderoj gjithashtu presidentin Demi, i cili po bën një punë të jashtëzakonshme për ta rikthyer aty ku e ka vendin këtë klub të madh. Afrimet e lojtarëve cilësorë dhe më kryesorja fillimi i ndërtimit të kompleksit sportiv shfaqin dukshëm ambiciet konkrete dhe serioze të klubit.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?