Xhudistja Nora Gjakova eliminohet që në raundin e parë në Olimpiadë

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, është eliminuar sot nga gara në Lojërat Olimpike Parisi 2024, pasi është mposhtur nga mongolja Enkhriilen Lkhagvatogoo në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Gjakova është mposhtur që në duelin e parë, ndërkohë që ajo kishte fituar medalje olimpike në Olimpiadën e mbajtur në Tokio më 2021.

Në Lojërat e këtij viti, Kosova po merr pjesë me nëntë sportistë: pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletikë dhe dy notarë.

Ditën e djeshme xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi, fitoi medalje të argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

SHKARKO APP