Yamal feston 17-vjetorin: Dhurata që dua për ditëlindje është trofeu i Europianit!

Lamine Yamal mbushi sot 17 vjeç dhe tashmë pret një takim me historinë. Të dielën në mbrëmje, ylli i ri i Barcelonës do të ketë shansin të ngrejë në qiell trofeun e Euro 2024, në finalen e Berlinit kundër Anglisë, ku u kualifikua edhe Spanja falë golit të tij kryevepër në gjysmëfinale kundër Francës.

“I thashë nënës ime që nëse fitojmë nuk dua asgjë si dhuratë. Unë kërkoj vetëm që të mund të festoj fitoren në Madrid bashkë me shokët e mi para tifozëve tanë. Kjo është e gjitha. Mund të jetë një ditë e çmendur, me tifozët që çmenden nga gëzimi për të na mirëpritur në aeroport.

Besoj se jemi më të mirët në këtë dhe jo askush mund të na ndalojë. Ne po shohim që nuk ka njeri aq të mirë sa Spanja. Që përpara Kampionatit Europian kemi thënë se meritonim besimin dhe se mund të ishim ndër favoritët, edhe nëse njerëzit nuk e mendonin kështu”, u shpreh më tej Lamine Yamal.

 

 

SHKARKO APP