FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Yamal i kërkoi një “nder”, Simeone i kthen përgjigjen epike

Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, ka dhënë një përgjigje ironike ndaj talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, në prag të përballjes së kthimit në çerekfinalet e UEFA Champions League.

Dy skuadrat do të përballen mbrëmjen e sotme në “Metropolitano”, për një vend në gjysmëfinale. Madrilenët vijnë me avantazh të konsiderueshëm, pasi fituan ndeshjen e parë 2-0 në “Camp Nou”, falë golave të Julián Álvarez dhe Alexander Sørloth.

Para sfidës së kthimit, Yamal kishte shprehur dëshirën për të përballur mbrojtësit e Atleticos në situata një kundër një, duke deklaruar se shpresonte që Simeone t’i “bënte një nder” në këtë aspekt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por tekniku argjentinas nuk vonoi me një përgjigje thumbuese: “Nëse dëshiron një sport 1 kundër 1, mund të shkojë të luajë tenis”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo do të jetë përballja e tretë mes dy ekipeve brenda 10 ditësh, ndërsa historia në Champions League flet në favor të Atleticos, që ka eliminuar Barcelonën në të dy rastet e mëparshme në çerekfinale, në vitet 2014 dhe 2016.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?