Yamal thyen rekordin e Kylian Mbappe në Champions League

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka vendosur të martën një rekord të ri në historinë e UEFA Champions League. Në fitoren 2-1 të blaugranave ndaj Eintracht Frankfurt, 18-vjeçari luajti si titullar në krahun e djathtë dhe dha asistin vendimtar për golin e fitores në pjesën e dytë.

Sipas raportimeve nga media sportive, kjo nënkupton se Yamal, me gjithsej 14 përfshirje në gola (gol + asiste) në Champions League para moshës 19 vjeç kalon yllin e Realit, Kylian Mbappe.

Ky rekord në gola dhe asist bën që emri i Yamal të shënohet me germa të arta në librin e rekordeve evropianë. Në vendin e tretë, por me gjysmën e kontributit në gola dhe asist qëndron Raul, i cili ka qenë i përfshirë në 7 gola deri në moshën 18 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?