Yani Urdinov firmos me Flamurtari, vjen nga Shkëndija e Tetovës
Largimet gjatë merkatos së dimrit të disa emrave të spikatur, nuk kanë shqetësuar aspak kampin vlonjate, pasi të tjerë janë duke ardhur, kryesisht nga tregu i huaj. Flamurtari zyrtarizoi afrimin e Yani Urdinov, futbollist maqedonas, i cili vjen nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës, me të cilën zgjidhi kontratën në fundin e dhjetorit të 2014-ës. Urdinov u ble me bujë nga ana e klubit tetovar gjatë merkatos së verës së kaluar, duke u cilësuar si një përforcim për arritjen e titullit kampion por nuk arriti të aktivizohet në asnjë ndeshje, për shkak dëmtimesh por dhe zgjedhjesh nga ana e trajnerëve të formacionit tetovar. Urdinov është pjesë dhe e kombëtares maqedonase të futbollit, me të cilën ka debutuar në një miqësore ndaj Portugalisë, zhvilluar në Leira. Me përfaqësuesen e vendit të tij të origjinës luajtur 5 ndeshje në total. Ai karrierën e ka nisur në Holandë me ekipin e Rodas, si dhe ka veshur gjithashtu në karrierë dhe fanellat e Rabotnicki, Ekranas, Zeleznjicar dhe Widzew Lodz.
KOHA JONË SONDAZH

