Yjet e Anglisë vlejnë më shumë se ata të Spanjës, ja diferenca mes tyre
Spanja dhe Anglia synojnë sonte triumfin e madh në një finale që pritet të jetë spektakolare në Berlin. Të dyja skuadrat kanë praktikisht lojtarët më të mirë në dispozicion, ndërkohë që vlera e tyre në merkato është goxha e lartë.
Sonte në Olympiastadion të Berlinit priten të zbresin në fushë lojtarë vlera e të cilëve shkon në 1 miliard e 715 milion euro. Konkretisht ekipi titullar i Anglisë së Gareth Southgate ka një vlerë 968 milionë euro, ndërsa lojtarët e “La Roja-s” kanë një vlerë që shkon në 747 milionë.
Yamal dhe Bellingam janë dy yjet e të dyja skuadrave, vlera e të cilëve bashkë shkon në 550 milionë euro.