Yjet e Kosovës stërviten në Fadil Vokrri, gati për të bërë historinë të martën (VIDEO)

Në prag të ndeshjet më të rëndësishme, Kosova po vijon përgatitjet intensive për finalen e “play-off”-it drejt Kupa e Botës 2026 ndaj Turqisë.

Atmosfera në kampin e “Dardanëve” paraqitet mjaft pozitive, me skuadrën që po stërvitet me intensitet të lartë, por njëkohësisht me qetësi dhe besim në stadiumin Fadil Fokrri , atje ku do të luhet edhe ndeshja.

Kjo gjendje reflektohet qartë edhe në fytyrat e futbollistëve, ku buzëqeshjet dhe fryma e grupit tregojnë optimizëm në prag të kësaj përballjeje vendimtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stafi teknik po punon për të përgatitur detajet e fundit taktike, ndërsa lojtarët duken të motivuar maksimalisht për të dhënë gjithçka në fushë dhe për të shkruar historinë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Kosova vazhdon përgatitjet për finalen e madhe të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026 ndaj Turqisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?