Ylli i Barcelonës rrezikon të humbasë sfidën vendimtare ndaj Bayernit në Champions

Barcelona është duke zhvilluar përgatitjet e fundit për ndeshjen e së shtunës ndaj Real Betis, por me mendje më shumë te ndeshja e javës së ardhshme në Chamions League, kundër Bayernit.

Për trajnerin Xavi nuk ka aspak lajme të mira nga infermieria. Ansu Fati, Sergi Roberto dhe Braithwaite, por dhe Pedri e Aguero nuk kanë në dispozicion dhe me shumë mundësi mund të mos jenë të gatshëm as për ndeshjen e së mërkurës së ardhshme ndaj bavarezëve.

Klubi katalanas duhet të fitojë patjetër ndeshjen e kthimit pasi në të kundërt rrezikon që të eliminohet dhe Benfica të kalojë në vend të saj për në fazën tjetër. Xavi i ka bërë një nisje të mirë me dy fitore në kampionat, por në Ligën e Kampionëve është në situatë delikate. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP