Ylli kroat kërkon të transferohet te City i Guardiolës
Josko Gvardiol i ka kërkuar ekipit të Leipzig që të transferohet te Manchester City këtë verë. Kampionët e Europës kërkojnë talentin kroat prej javësh dhe tashmë mund të ketë zhvillime dhe më konkrete.
Klubi anglez do të duhet të paguajë të paktën 75 milionë euro. Sezonin e fundit, Gvardiol shënoi 3 gola në 42 ndeshje në total me Leipzig, skuadrën me të cilën është aktivizuar dy sezonet e fundit.
Drejtuesit e City janë takuar së fundi me përfaqësuesit e kroatit, ndaj dhe kanë gati një ofertë, duke parë që edhe mesfushori dëshiron të vijë në Angli. Guardiola kërkon një mbrojtës të talentuar për të blinduar dhe më shumë prapavijën. Gvardiol spikati në Kupën e Botës me Kroacinë ndaj dhe shihet si një mbrojtës perfekt për të ardhmen. /R.Lika-Koha Jonë/