Zanetti “blindon” Martinez: Xhevahiri jonë, nuk largohet nga Interi!

Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti ka folur për Lautaro Martinez, i cili kërkohet me ngulm nga Barcelona. Blaugranat janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e largimit të numrit 10 nga Interi prej 111 milionë eurosh që hyn në fuqi nga 1 deri në 15 korrik edhe pse kjo shifër ju duket pak e lartë.

Zanetti nuk i trembet interesimit të Barcelonës pasi ka bindjen që Lautaro do qëndrojë te Barça.

”Ne jemi të kënaqur me Lautaron dhe Lautaro është i lumtur te Interi. Në këtë sezon po bën gjëra fantastike sit e Interi ashtu edhe te kombëtarja argjentinase. Ku e shikoj në të ardhmen? Sërish në futbollin italian. Ai është xhevahiri i fundit i gjeneratës së re të futbollistëve argjentinas. Është vetëm 22 vjeç, dhe ka një të ardhme të madhe përpara”, deklaroi Javier Zanetti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?