Zanetti i mbyllë derën Barcelonës: Lautaro me ne edhe për shumë kohë!
Javier Zanetti i dërgon një mesazh Barcelonës që e ka përfshirë prej kohësh Lautaro Martinez në listën e dëshirave të merkatos. Zëvendës-presidenti i Interit konfirmon se bashkëkombësi i tij nuk ka arsye që të largohet. “Lautaro është një djalë shumë inteligjent, i cili po shfrytëzon më së miri mundësinë për të luajtur në një kampionat si Serie A. Duke e parë të mbrojë ngjyrat e Interit më bën krenar dhe të lumtur sepse mendoj se do ta kemi këtu për një kohë të gjatë”, deklaroi ai për “Antena 3”.
Zanetti foli gjithashtu për projektin e klubit: “Qëllimi është të kthehemi protagonistë, në përputhje me historinë e këtij klubi. Por duhet kohë dhe njerëz me vlera të rëndësishme njerëzore. Conte? Trajner me aftësi të mëdha, ai e njeh mirë futbollin italian dhe përshtatet mirë me atë që imagjinojmë për të ardhmen tonë. Ai ka stilin e duhur për të qenë konkurrues në një kampionat si Seria A”. /R.Lika-Koha Jone/