Zaza: Humbja e penalltisë, pengu i jetës sime

Italia u eliminua nga “Euro 2016” pasi humbi me penallti nga Gjermania. Të shumtë ishin lojtarët si të Gjermanisë ashtu dhe Italisë që nuk e dërguan dot topin në rrjetë.

Njëri prej tyre ishte edhe sulmuesi i Juventusit, Simone Zaza.

Në një intervistë për mediat ai e ka pranuar se nuk do ta harrojë asnjëherë në jetë humbjen e penalltisë në ndeshjen ndaj Gjermanisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam humbur penalltinë më të rëndësishme të karrierës sime dhe do të më mbesë peng për pjesën tjetër të jetës. Më vjen keq që i kam zhgënjyer italianët”, ka deklaruar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë gjithmonë kam realizuar nga penalltia dhe ishte i bindur se do të shënoja”, shtoi Zaza.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?