Zbulohen dy objektivat e Juventusit në merkaton e verës

Dy janë objektivat e Juventusit për verën e ardhshme. Emrat jepen nga gazeta Tuttosport, e cila vendos dy lojtarë në krye të listës së dëshirave të Giuntolit.

I pari është mesfushori i Atalantas, Teun Koopmeiners, i konsideruar perfekt për të kompletuar mesfushën aktuale Allegrit dhe me vlerë rreth 40 milionë euro.

I dyti është lojtari i Lazios, Felipe Anderson, i cili mund të arrijë në Torino si transferim i lirë, pasi i përfundon kontrata në qershor me Lazion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardhezinjtë po nxitojnë për të arritur një marrëveshje me brazilianin, duke i ofruar një kontratë 4-vjeçare nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, nga 2.5 që fiton aktualisht te Lazio. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?