Zbulohen formacione zyrtare të super duelit në Botëror, Angli-Kroaci

Gjithçka është gati për përballjen e shumëpritur mes Anglisë dhe Kroacisë në Kupën e Botës. Dy kombëtaret do të zbresin në fushë në orën 22:00, teksa trajnerët Thomas Tuchel dhe Zlatko Dalić kanë bërë publike formacionet zyrtare.

Anglia do të rreshtohet me skemën 4-2-3-1, ku në sulm do të udhëheqë kapiteni Harry Kane, i mbështetur nga Jude Bellingham, Anthony Gordon dhe Noni Madueke. Në mesfushë do të jenë Declan Rice dhe Elliot Anderson, ndërsa në portë konfirmohet Jordan Pickford.

Nga ana tjetër, Kroacia do të luajë me rreshtimin 3-4-2-1. Legjenda Luka Modrić do të drejtojë mesfushën kroate së bashku me Mario Pašalić, ndërsa në repartin ofensiv do të mbështeten te Petar Sučić, Martin Baturina dhe sulmuesi Musa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacionet zyrtare

Swiss Digital Mobile Reklama

Anglia: Pickford; James, Stones, Konsa, O’Reilly; Anderson, Rice; Madueke, Bellingham, Gordon; Kane.

  1. Kroacia:Livakovic; Sutalo, Vuskovic, Gvardiol; Stanisic, Modric, Pasalic, Perisic; P. Sucic, Baturina; Musa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?