Zbulohen formacionet e Derbit mes Romës dhe Lazios, s’ka surpriza

Në orën 18:00 do të luhet Derbi i Romës, teksa spektakli është i garantuar. Të dyja skuadrat vijnë në momente të ndryshme, teksa bardhekaltrit janë në super formë në ndeshjet e fundit.

Verdhekuqtë do të zbresin në fushë me Under,Pellegrinin dhe Kluivert pas krahëve të Dzekos. Në krahun tjetër Strakosha si gjithmonë e nis titullar, ndërkohë që në sulm Correa dhe Immobile do të jenë në majën e sulmit.

Lazio dhe Roma qëndrojnë ngjitur në tabelën e klasifikimit, respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt, por sidoqoftë këtë herë më lart qëndron pikërisht ekipi i Simone Inzaghi-t që numëron plot 7 pikë më shumë në renditje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?