Zbulohen formacionet: Real-Bajern. Zidane katastrofë në mbrojtje
Sot në mbrëmje në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid do të presë Bajernin e Mynihut për të vendosur skuadrën që do të kualifikohet në gjysmëfinale të Champions Leagues.
Është e përditshmja sportive “AS” e cila ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave, ku ajo që bie sy në kampin madrilen është zyrtarisht mungesa e Pepes, Bales dhe Varane, transmeton SYRI.net.
Zidane ka vendosur të hedhë në fushë një formacion 4-3-1-2, ku reparti i sulmit do të jetë dyshja Benzema-Ronaldo.
Ndërsa në krahun tjetër Bajerni zyrtarisht do t’i mungojë Martinez ndërsa Hummels dhe Boateng janë në pikëpyetje.
Qendërsulmuesi Lewandowski do të mbështet nga krahët me Robben dhe Riberyn.
Kujtojmë që ndeshja e parë në Mynih përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Real Madridit. / SYRI.net /


KOHA JONË SONDAZH

