Zbulohen formacionet zyrtare të derbit të kryeqytetit Partizani-Tirana
Java e gjashtë e “Abissnet Superiore” nis me supersfidën më të pritur të futbollit shqiptar: derbin mes Partizanit dhe Tiranës. Për ironi të fatit, dy rivalët historikë të kryeqytetit e presin këtë ndeshje në një moment aspak të mirë, pasi ndodhen në pjesën e poshtme të tabelës, duke e bërë duelin edhe më të rëndësishëm për moralin dhe pikët.
Trajneri Mlladen Milinkoviç ka surprizuar me ndryshime të shumta në formacion. Ai ka lënë në stol lojtarë titullarë si Buxhelaj, Isgandarli dhe Mehmeti, duke u besuar fanellën e parë Atanaskoskit, Qokthit dhe Kotes. Për “demat”, në sulm pritet të udhëheqë Bintsuka, i mbështetur nga Garsia dhe Hjumen.
Në krahun tjetër, Roberto Bordin duhet të bëjë llogaritë me mungesën e Mensah, i dëmtuar në derbin ndaj Dinamos. Në vend të tij, tekniku italian i ka besuar repartin ofensiv sulmuesit Falaje. Tirana do të kërkojë të rikthehet te fitorja, duke u mbështetur te përvoja e lojtarëve si Fernandez, Haxhiu dhe Valerianos.
Formacionet zyrtare:
Partizani (Milinkoviç): Hoxha, Preka, Janjeva, Marku, Atanaskoski, Ismaili, Kote, Hjumen, Garsia, Qokthi, Bintsuka.
Tirana (Bordin): Tafas, Valerianos, Lleshi, Soler, Vera, Fernandez, Haxhiu, Falaje, Vogli, Patsatsia, Tabeku.
Gjyqtar i ndeshjes: Eldorian Hamitaj
KOHA JONË SONDAZH

