Zbulohen formacionet zyrtare të El Clasicos, Tchouameni e nis si titullar

Mbrëmja e “El Clásico”-s ka mbërritur dhe stadiumi Spotify Camp Nou është gati për një duel që mund të vendosë përfundimisht fatin e La Liga. Barcelona vjen në javën e 35-të me një avantazh të madh prej 11 pikësh ndaj Real Madrid dhe ka mundësinë e artë për të siguruar titullin kampion. Madje, katalanasve u mjafton edhe një barazim për t’u shpallur matematikisht kampionë të Spanjës.

Atmosfera mes dy skuadrave është krejtësisht e kundërt. Barcelona vjen me besim dhe entuziazëm të lartë, ndërsa Real Madridi ndodhet në një periudhë të trazuar, me tensione të brendshme dhe një kampionat që i ka rrëshqitur nga duart.

Trajneri Hansi Flick ka zgjedhur skemën 4-2-3-1 për Barcelonën, me Joan García në portë, Cubarsí dhe Gerard Martín në qendër të mbrojtjes, ndërsa Eric García dhe João Cancelo në krahë. Në mesfushë aktivizohen Pedri dhe Gavi, ndërsa në fazën ofensive luajnë Dani Olmo, Fermín López dhe Marcus Rashford, me Ferran Torres në majën e sulmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Real Madrid i drejtuar nga Álvaro Arbeloa rreshtohet me sistemin 4-3-1-2. Në portë kthehet Thibaut Courtois, ndërsa në mbrojtje luajnë Alexander-Arnold, Rüdiger, Huijsen dhe Fran García. Në mesfushë aktivizohen Tchouaméni, Bellingham dhe Camavinga, ndërsa Brahim Díaz vendoset pas dyshes sulmuese Vinícius Júnior dhe Gonzalo García.

Swiss Digital Mobile Reklama

Barcelona vs Real Madrid 2026 live stream: Time, TV channels and how to  watch El Clásico online | Managing Madrid

FORMACIONET

BARCELONA (4-2-3-1): J.Garcia; E.Garcia, Cubarsi, G.Martin, Cancelo; Gavi, Pedri; Rashford, Olmo, Fermin; Ferran Torres

REAL MADRID (4-3-1-2): Courtois; Alexander-Arnold, Rüdiger, Huijsen, F.Garcia; Bellingham, Tchouaméni, Camavinga; B.Diaz; Vinicius Junior, G.Garcia

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?