Zbulohen formacionet zyrtare të Kanada-Bosnje, te dyja skidrat vijnë me mungesa

Janë publikuar formacionet zyrtare të Kanadasë dhe Bosnjë-Hercegovinës për sfidën e parë në Grupin B të Kupës së Botës 2026. Takimi pritet me interes të madh, megjithëse të dyja përfaqësueset do të paraqiten me mungesa të rëndësishme.

Kanadaja zbret në fushë me një skemë 4-4-2 dhe pa yllin e saj më të madh, Alphonso Davies, i cili nuk është përfshirë në formacionin titullar për shkak të problemeve fizike. Trajneri i kanadezëve i ka besuar portën Maxime Crépeau, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Johnston, De Fougerolles, Cornelius dhe Laryea.
Në mesfushë rreshtohen Buchanan, Eustaquio, Kone dhe Millar, ndërsa sulmi i është besuar dyshes së përbërë nga sulmuesi i njohur Jonathan David dhe Oluwaseyi.

Edhe Bosnjë-Hercegovina paraqitet me të njëjtin sistem loje, 4-4-2, por me një mungesë të madhe në repartin ofensiv. Veterani Edin Džeko nuk do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë, ashtu si edhe talenti Alaibegovic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në portë për boshnjakët do të jetë Vasilj, ndërsa katërshja mbrojtëse përbëhet nga Dedić, Katić, Muharemović dhe Kolašinac. Mesfusha do të formohet nga Bajraktarević, Tahirović, Bašić dhe Memić, ndërsa në sulm do të veprojnë Demirović dhe Lukić.

Swiss Digital Mobile Reklama

Formacionet zyrtare

Kanada (4-4-2)
Crépeau; Johnston, De Fougerolles, Cornelius, Laryea; Buchanan, Eustaquio, Kone, Millar; Jonathan David, Oluwaseyi.

Bosnjë-Hercegovina (4-4-2)
Vasilj; Dedić, Katić, Muharemović, Kolašinac; Bajraktarević, Tahirović, Bašić, Memić; Demirović, Lukić.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?