Zbulohen formacionet zyrtare të super duelit Real Madrid-Manchester City
Champions League rikthehet sonte në mbrëmje me ndeshje spektakolare. Ne “Bernabeu” luhet Real Madrid – Manchester City, pa dyshim një finale e parakohshme, që pritet të dhurojë spektakël.
Sa u përket formacioneve, Ancelotti ka preferuar Tchouamenin para Nachos, për ta rreshtuar krah Rudigerit si qendërmbrojtës, ndërsa Camavinga do të bëjë mesfushorin mbrojtës të skuadrës. Pjesa tjetër, ajo që pritej.
Nga ana e tij, Pep Guardiola befason me zëvendësimin e De Bruyne. Në vend të belgut, Pep përforcon mesfushën me Kovacicin, që së bashku me Rodrin do të ndërtojnë murin e parë për të ndalur sulmet e Realit.

KOHA JONË SONDAZH

