Zbulohen planet e merkatos së Juves me Tudor, objektivat kryesorë janë Tonali dhe Osimhen

Te Juventus ndjesia është se Igor Tudor po fiton në fushë besimin për të vazhduar në stolin e bardhezinjve edhe sezonin e ardhshëm. Drejtuesit bardhezi, me në krye drejtorin sportiv Cristiano Giuntoli, kanë nisur tashmë diskutimet me trajnerin kroat për përforcimet e verës, me synimin për të rritur nivelin e skuadrës dhe jo për të nisur një tjetër revolucion si një vit më parë.

Fokusi kryesor do të jetë mesfusha. Emri më i bujshëm që ka dalë në skenë është ai i Sandro Tonalit, mesfushorit italian që aktualisht luan për Newcastle. Për ta afruar, Juventusit do t’i duhet të sistemojë më parë Douglas Luiz, i cili ka pasur një sezon shumë zhgënjyes edhe për shkak të dëmtimeve. Çmimi i kartonit të Tonalit mendohet të jetë rreth 40-50 milionë euro.

Sulmi, ndërkohë, pritet të jetë sektori me më shumë lëvizje. E ardhmja e Dusan Vlahovic duket larg Torinos, me sulmuesin serb që mund të shitet ose të përdoret si pjesë shkëmbimi në ndonjë marrëveshje të rëndësishme. Edhe qëndrimi i Kolo Muanit nuk është i sigurt, pavarësisht sinjaleve pozitive në fillim të aventurës së tij bardhezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye, janë të mundshme deri në dy afrime të reja në repartin ofensiv. Emri i madh në listë është Victor Osimhen, por konkurrenca është e fortë, veçanërisht nga Galatasaray që kërkon ta mbajë nigerianin. Gjithashtu pëlqehen shumë edhe Ademola Lookman i Atalantës dhe Rasmus Hojlund i Manchester United. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama
Zbulohen planet e merkatos së Juves me Tudor, objektivat janë Tonali dhe Osimhen

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?