Zbulohen sa paguhen gjyqtarët që vendosin drejtësi në Kupën e Botës

Pagat e arbitrave të Botërorit “Katar 2022” janë të kënaqshme. Arbitri kryesor shpërblehet me rreth 5000 euro për ndeshje në fazën e grupeve dhe 10 000 euro për çdo ndeshje që drejton në fazën me eliminim direkt.

Në rastin e anësorëve dhe gjyqtarit të katërt të çdo ndeshjeje, fitimet e tyre janë sa gjysma e kryesorit,  2500 dhe 5000 secili.

VAR-i është një tjetër element i rëndësishëm i Kupës së Botës. Teknologjia tashmë është aplikuar në Botërorin “Rusi 2018” dhe shfaqet sërish në Katar. Dhe gjyqtarët e VAR-it, si ata në fushë, marrin gjithashtu të ardhurat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkretisht, ata fitojnë 3000 euro për ndeshje në fazën e grupeve dhe 5000 për çdo ndeshje në atë me eliminim direkt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?