Zbulohen vazot e shortit të Kupës së Botës, Shqipëria mund të jetë në grup me Kosovën

Ndeshjet e Nations League gjatë këtyre muajve kanë shërbyer edhe si një “rrugëtim” indirekt drejt Botërorit 2026. Rezultatet kanë qenë me peshë për renditjen e FIFA-s, e cila do të jetë ajo që përcakton ndarjen në vazo të skuadrave në shortin që do të hidhet me 13 dhjetor në Zyrih.

Formati i ri i kualifikueseve, bën që tashmë skuadrat të ndahen në 12 vazo, nga të cilat do të përzgjidhen emrat e ekipeve që përbëjnë 12 grupet që do të jenë me 4 apo me 5 skuadra.

Në bazë të rezultateve të deritanishme, Shqipëria dhe Kosova e dinë që tani të sigurt se në cilën vazo do të jenë në short. Kjo, pasi në çdo rezultat të mundshëm në ndeshjet e nëntorit, nuk do të kenë mundësi të ngjiten në një vazo më lart, apo të bien më poshtë.

Shqipëria është e pozicionuar në vazon e tretë, ku janë të pranishme dhe që do të shmangë ekipet e Irlandës, Finlandës, Gjeorgjisë, Maqedonisë së Veriut, Islandës, Irlandës së Veriut dhe Malit të Zi.

Kosova është e vendosur në vazon e katërt, ku thuajse janë përcaktuar të gjitha skuadrat, me përjashtim të Bullgarisë që ka ende shanse për t’u ngjitur një vazo më lart. Interesant është fakti se ekziston mundësia që Shqipëria dhe Kosova të jenë në të njëjtin grup.

Image

SHKARKO APP