Zbulohet arbitri që do të vendosë drejtësi në super derbin Inter-Juventus

Fabio Maresca do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes Inter-Juventus, që luhet këtë të diel në orën 20:45 dhe që premton spektakël.

Maresca fitoi garën me Guidan, kandidatin tjetër për të drejtuar ndeshjen e shumëpritur të së dielës në mbrëmje. Ndeshja mes dy më të mirëve të arbitrave në renditje do t’i besohet 42-vjeçarit napolitan, i cili ka arbitruar nëntë ndeshje në Serie A këtë vit.

Dy ndeshje me Interin në fushë (Inter-Roma 1-0 dhe Lazio-Inter 0-2) dhe një me Juven (Juventus-Lazio 3-1), ndërkohë supersfida e kësaj jave do të jetë për të derbi i parë Italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Maresca numëron 125 paraqitje në Serie A që nga sezoni 2013-2014, ndërsa sfida e fundit që ka arbitruar këtë sezon ishte ajo mes Udineses dhe Milanit më 20 janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë karrierës së tij Maresca ka drejtuar 17 ndeshje të Interit, nga të cilat “zikaltërit” kanë fituar 11 prej tyre, kanë 3 barazime dhe 3 humbje.

Për Juventusin ka vendosur drejtësi në 15 ndeshje, nga të cilat “bardhezinjtë” numërojnë 11 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?