Zbulohet Danimarka anti-Shqipëri, Olsen: Rivalët direkt, t’i mposhtim!

Trajneri i Danimarkës Morten Olsen do të nisë më 30 gusht grumbullimin e kombëtares për dy ndeshjet e shtatorit,  me Shqipërinë dhe Armeninë. Mungesa e madhe e Danimarkës ishte mbrojtësi i Brentford, Bjelland, që ishte titullar në sfidën e fundit të luajtur me Shqipërinë në “Elbasan Arena”. 66 vjeçari i stolit danez në një intervistë dhënë për mediat e vendit të tij, i cilësoi si jetike dy përballjet e radhës me Shqipërinë dhe Danimarkën duke theksuar se skuadra do të provojë të marrë 6 pikët në këto dy sifda:

“Do të jenë dy takime shumë të rëndësishme, sepse Shqipëria është një rival direkt për vendin e dytë. Kanë një ndeshje më pak se ne, dhe duhet të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren. Në ndeshjen e parë na vunë në vështirësi dhe nuk janë rastësisht në garë për në Europian, por ne e dimë objektivin tonë. Gjithashtu dhe ndaj Armenisë, vuajtëm në sfidën e parë. Vërtetë janë jashtë gare për kualifikimin por janë një skuadër shumë e mirë”.

Olsen foli gjithashtu dhe për grumbullimin e Nicklas Bendtnerit, që e ka nisur mirë sezonin teksa ka shënuar në Superkupën e Gjermanisë dhe në Bundesligë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nicklas nuk është aktivizuar shumë me skuadrën e tij, por pavarësisht se ka luajtur pak minuta ka arritur të tregojë vlerat e tij. Gjithsesi e rëndësishme për të është të luajë rregullisht, duke bërë paraqitje të tilla jam i sigurtë se do të fitojë një vend titullari te Volfsburg. Në kombëtare ne shpresojmë që ai të tregojë të njëjtën formë si në klub”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Danimarka, në ndeshjen me Shqipërinë do të luajë me shirit të zi në krah, në nder të ish-futbollistit danez Harald Nielsen që u nda nga jeta një javë më parë.

Në sfidën e 4 Shtatorit që do të luhet në stadiumin Telia Park të Kopenhagen përballë Shqipërisë do të zbresë në fushë Danimarka më e mirë e mundshme. Trajneri i përfaqësues skandinave Morten Olsen ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit Shtator ndaj kombëtares kuqezi dhe Armenisë, dhe ndër 22 emrat e përzgjedhur nga ky i fundit, mungojnë surprizat.

Ashtu si në “Elbasan Arena” edhe në Kopenhagen përballë Shqipërisë, Danimarka do të mbështetet te emra të rëndësishëm si Niclas Bendtner, Christian Eriksen, Simon Kjaer e Daniel Agger.

Për portën Olsen ka grumbulluar: Andersen të Kopenhagenit, Schmaichel të Leicester City-it, dhe Lossl që luan me Guingamp në Francë.

Në mbrojtje:  Simon Poulsen të Psv Eindhoven , Nicolai Boilessen të Ajaxit dhe dy qëndërmbrojtësit me eksperiencë të madhe mbi supe si Kjaer e Agger.

Mesfusha e Danimarkës si gjithmonë do të bazohet te klasi i Christian Eriksen por edhe te Krohn Dehli dhe talenti i Bayern Munich, Hojbjerg.

 Në sulm nuk mungon Lasse Vibe autori i golit të Danimarkës në sfidën e parë që u zhvillua në Elbasan dhe që përfundoi në barazim 1-1. Janë grumbulluar nga Olsen edhe Niclas Bendtner i Ëolfsburgut dhe Youssuf Poulsen i Leipzigut. Danimarkë-Shqipëri do të zhvillohet në 4 Shtator në orën 20.45 në stadiumin Telia Park të Kopenhagenit, një sfidë që do të përcaktojë shumë përsa i përket fateve të kombëtares kuqezi në grupin I eliminator për Euro 2016. Për të besuarit e Gianni De Biasit, ëndrra për të shkuar në Francë kalon nga Danimarka pasi të dy ekipet kanë nga 10 pikë, por kuqezinjtë një ndeshje më pak. Portugalia kryeson Grupin I, me 12 pikë ndaj së cilës do të luajmë katër ditë më vonë, në Elbasan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?