Zbulohet data kur do të dalë vendimi për sfidën Juventus-Napoli
Vendimi për fatin e ndeshjes Juventus-Napoli ishte parashikuar që të jepej ditën e djeshme, por tashmë është vendosur që të jepet më 14 tetor. Gjykata Sportive u ka dhënë palëve një afat më të gjatë për të paraqitur dokumentacion.
Në këtë mënyrë të mërkurën e ardhshme do të vendoset për ndeshjen ku Napoli nuk u paraqit në fushë. Dy janë mundësitë: sfida të jepet 3-0 në favor të Juventusit, ose të shtyhet për një datë të mëvonshme duke penalizuar me pikë skuadrën e Gattusos. /R.Lika-Koha Jone/