Zbulohet dhurata e lojtarit të Realit që i dërgoi gjyqtarit të ‘El Clasicos’
Megjithëse ka kaluar një javë, “El Clasico” vazhdon të prodhojë lajme që ngjallin interes për tifozët.
Së fundmi mediat spanjolle kanë publikuar se Sergio Ramos i ka dhuruar gjyqtarit të ndeshjes Hernandez Hernandez sende zyrtare të Real Madridit para ‘El Clasicos’.
Kaq ka mjaftuar që në Spanjë të shpërthejnë polemikat por ‘plani’ i Ramosit nuk shkoi siç duhej pasi mbrojtësi i ‘Los Blancos’ u ndëshkua me karton të kuq.
Por, e vërteta është se dhurata nga Ramos ishte shumë e dyshimtë.
Edhe pse u konfirmua që Ramos i dhuroi gjyqtarit një fanellë të Real Madridit, dhurata në të vërtet ishte për Juan Carlos Albuxechin, pronarin e hotelit ‘Sans Beach’ në Lanzarote.
Gjyqtarit Hernandez Hernandez i është kërkuar vetëm ta dërgojë atë.

KOHA JONË SONDAZH

