Zbulohet formacioni i Realit kundër Bajernit. Mbrojtja një katastrofë

Dhimbjet e kokës tashmë kanë nisur për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane i cili në ndeshjen kundër Bajernit të Mynihut nuk do të ketë në dispozicion 3 lojtarë kryesorë.

Bëhet fjalë për Balen, Varane dhe Pepen të cilët do të mungojnë në ‘klasiken’ e Europës.

Është e përditshmja spanjolle “AS” e cila ka publikuar formacionin e mundshëm të Real Madridit.

Swiss Digital Desktop Reklama

James, Lucas Vázquez ose Asensio do të jenë tre alternativat për të zëvendësuar Balen e dëmtuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Formacioni i Realit: Keylor; Carvajal, Nacho, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Benzema, Cristiano dhe (një prej: James, Lucas Vázquez ose Asensio)

Kujtojmë që Reali vjen me një avantazh të lehtë pasi ndeshjen e parë e ka fituar me rezultatin 2-1.

Image

/ SYRI.net /

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?