Zbulohet formacioni më i mirë i raundit të parë të fazës së grupeve në Botërorin 2026
Performancat e spikatura të raundit të parë të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026 kanë sjellë edhe publikimin e formacionit ideal të javës, ku spikasin emra të njohur të futbollit botëror, por edhe disa surpriza që kanë shkëlqyer me kombëtaret e tyre.
Në portë është përzgjedhur veterani i Vozinha, i cili ishte një nga protagonistët kryesorë në barazimin historik pa gola të Kepi i Gjelbër ndaj Spanjës.
Reparti defensiv përbëhet nga Nathaniel Brown, Virgil van Dijk, Nico Schlotterbeck dhe Ramin Rezaeian, të cilët spikatën me paraqitjet e tyre solide në mbrojtje.
Në mesfushë janë përfshirë Hwang In-beom, Elijah Just dhe Yasin Ayari, të cilët udhëhoqën ekipet e tyre me paraqitje bindëse në ndeshjet e para të turneut.
Në sulm nuk mungojnë emra të mëdhenj. Formacioni kompletohet nga Julián Quiñones, Folarin Balogun dhe legjenda argjentinase Lionel Messi.
Messi ishte një nga figurat më të spikatura të raundit të parë, duke udhëhequr Argjentinën drejt fitores ndaj Algjerisë dhe duke vazhduar të shkruajë historinë në skenën më të madhe të futbollit botëror.
KOHA JONË SONDAZH

