Zbulohet formacioni zyrtar i Shqipërisë në Moldavi, Sylvinho nuk ndryshon asgjë

Shqipëria do të luajë në orën 18:00 ndeshjen vendimtare ndaj Moldavisë, që mund të na sigurojë kualifikimin në Europian.

Tashmë është zbuluar edhe formacioni me të cilin do të zbresin kuqezinjtë në fushën e lojës. Etrit Berisha konfirmohet në portë, pasi po kalon një formë fantastike në Seria A.

Rikthehet në formacion në qendër të mbrojtjes Ardian Ismajli, i cili mungoi për arsye dëmtimi ndaj Çekisë. Nuk ndryshon asgjë në pjesën tjetër të formacionit: Hysaj e Mitaj, në krahët e prapavijës, Ramadani e Asllani para mbrojtjes, nga krahët Asani e Seferi dhe Bajrami pas sulmuesit të avancuar, Sokol Cikalleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?