Zbulohet ku do të luhet derbi Partizani-Tirana

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës nuk do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”. Klubi i kuq, ka njoftuar se sfida më e zjarrtë e kryeqytetit, do të zhvillohet në stadiumin e Partizanit, “Arena e Demave”.

Ndryshe nga vitet e fundit, ku jemi mësuar që derbin ta shikojmë në “Arena Kombëtare”, këtë herë do të luhet në stadiumin e “demave”, i cili do e presë këtë përballje për herë të parë.

Ndeshja Partizani-Tirana, do të luhet të Dielën e 9 Shkurtit, duke nisur nga ora 13:30. Pritet të jetë një përballje e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht triumfin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partizani vjen në këtë përballje pas dy barazimeve radhazi në kampionat dhe renditet në vendin e tretë me 39 pikë. Në krahun tjetër, Tirana ndodhet në vendin e  parafundit në renditje me 22 pikë. Dy përballjet e mëparshme të këtij sezoni mes dy ekipeve, janë mbyllur në barazim pa gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?