Zbulohet lista e 10 skuadrave që kanë skaut sot për të ndjekur Kumbullën në stadium
Marash Kumbulla po kthehet në një futbollistët më të kërkuar në Seria A, edhe pse po luan vetëm sezonin e parë. Së fundmi garës në merkato për shërbimet e tij, i është bashkuar edhe Milani.
Skaut nga skuadra kuqezi janë të pranishëm në stadium për ta ndjekur nga Verona talentin 19-vjeçar. Në stadium janë të pranishëm skaut nga skuadra të ndryshme Europiane, duke filluar nga Anglia ku janë: Chelsea, United, Southampton. Nga Gjermania janë Frankfurt dhe Dortmund, nga Spanja Betis, ndërkohë që nga Italia Milani, Atalata, Fiorentina dhe Juventus.
Këtë sezon shkodrani është aktivizuar në 11 ndeshje, duke shënuar edhe një gol. /R.Lika-Koha Jone/