Zbulohet mesazhi i fundit i Pochettinos për lojtarët pas largimit

“Faleminderit të gjithëve. Nuk mund t’ju themi lamtumirë. Do të mbeteni gjithmonë në zemrat tona”. Me këto fjalë të shkruara në tabelat e dhomave të zhveshjes, Mauricio Pochettino ka përshëndetur futbollistët e Tottenham-it.

 

Një nga ndihmësit e tij, Juesus Perez, ka nxituar që të publikojë menjëherë mesazhin. Shkarkimi i argjentinasit erdhi pas rezultateve të dobëta në këtë fillim sezoni, duke i lënë vendin Jose Mourinhos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Impresioni është që Pochettino nuk do të mbetet gjatë i papunë. Mediat spanjolle shkruajnë për një interesim të Barcelonës, ndërkohë që nuk mund të përjashtohet as Bayerni, që ende nuk ka emëruar një tjetër trajner të përhershëm pas shkarkimit të Niko Kovac. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?